Rama: Më ka zhgënjyer fakti që lideri i opozitës nuk është bashkuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama foli në mbledhjen e qeverisë ku tha se ndihet i zhgënjyer nga përgjigjia që ka marrë nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Më ka zhgënjyer fakti që lideri i opozitës nuk është bashkuar. Nuk e kuptoj qasjen refuzuese të opozitës për të mos u ulur në tavolinë. Dua t’i bëj thirrje edhe një herë për bashkimin konkret.

Mos t’i humbin kohë më shqiptarëve. Ky nuk është një bashkim për ne, por është për vendin për njerëzit. Prandaj unë po i bëj thirrje edhe një herë tjetër që të mos humbim më kohë. Unë e kam mbështetur fjalën e liderit të opozitës, por tani nuk duhet vetëm fjalë, por edhe vepra- tha Rama.

Share This Article