ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video) 30 minutes ago
Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama 34 minutes ago
Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi 38 minutes ago
Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona 40 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 46 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

“Zëri i një personi klonohet me një saktësi të jashtëzakonshme”- Avantazhet dhe rreziqet, BIRN: Revolucioni i AI ngre shqetësime për manipulimin e informacionit në Shqipëri

albnews by albnews
27 November, 2023
in Albania
0
“Zëri i një personi klonohet me një saktësi të jashtëzakonshme”- Avantazhet dhe rreziqet, BIRN: Revolucioni i AI ngre shqetësime për manipulimin e informacionit në Shqipëri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Studentë, gazetarë dhe profesionistë të tjerë në Shqipëri po e përdorin inteligjencën artificiale si një mjet ndihmës në punën e tyre të përditshme, por bashkë me avantazhet teknologjike lindin edhe shqetësime të reja për keqpërdorimin.

Në fillim të tetorit, një video me përmbajtje erotike qarkulloi masivisht në telefonat celularë të shqiptarëve dhe përmes publikimit në mediat tabloide. Videoja u bë virale për shkak të ngjashmërisë së vajzës që shfaqej në të me njërën nga personazhet më të njohura të showbizz-it në Shqipëri, Luana Vjollca.

RelatedPosts

Ambasadorja e Francës në linjë me opozitën: Nuk ka direktivë të BE për ligjin e barazisë gjinore

“Drama e një shoqërie: Të rinjtë ia kanë lënë vendimarrjen në dorë gjyshërve!”

Gjon Kolndrekaj: regjisori shqiptar i RAI

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, Vjollca e denoncoi videon si baltosje dhe mohoi që të ishte ajo protagonistja. Por spekulimi mori fund vetëm pasi ekspertë të teknologjisë e analizuan videon dhe vlerësuan se ajo ishte manipuluar përmes teknologjisë deepfake të prodhuar përmes inteligjencës artificiale.

“Kjo teknologji jo vetëm që mund të krijojë video të manipuluara, por edhe të klonojë zërin e një personi me një saktësi të jashtëzakonshme,” sqaroi përmes një postimi në Facebook Blerim Gjeladini, përfaqësues i kompanisë së teknologjisë “Terra”.

Inteligjenca artificiale ka nisur si disiplinë akademike në mesin e shekullit të kaluar, por fitoi një popullaritet të jashtëzakonshëm vjeshtën e vitit 2022, kur kompania OpenAI lançoi ChatGPT [Chat Generative Pre-trained Transformer]. Prej asaj kohe, ChatGPT numëron mbi 180 milionë përdorues në të gjithë botën.

Shqipëria nuk bën përjashtim, ku studentë, gazetarë dhe profesionistë të tjerë po e përdorin inteligjencën artificiale si një mjet ndihmës në punën e tyre të përditshme. Megjithatë, episodi me videon e fillimit të tetorit ka krijuar shqetësime mbi efektet e teknologjisë në manipulimin e informacionit.

Blerjana Bino, drejtore ekzekutive e Qendrës “Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim”, SCiDEV, vlerëson avantazhet e përdorimit të inteligjencës artificiale nga shumë profesione, por thekson gjithashtu se ky mjet ka rrezik të përdoret edhe nga aktorët që kanë për qëllim dezinformimin e publikut.

“Mendoj se kanë një instrument të ri shumë të fuqishëm në dispoziocion kur vjen puna te dezinformimi, manipulimi i informacionit apo të lajmeve të fabrikuara,” tha Bino.

Avantazhet dhe rreziqet

Jesmina Sengla, studente në prag diplomimi për Shkenca Politike, e përdori fillimisht ChatGPT-në për temën e saj të diplomës. Ajo interesohej të dinte se si ky model i inteligjencës artificiale mund ta ndihmonte në rishikimin e literaturës.

Sengla e testoi fillimisht ChatGPT dhe zbuloi se ishte shumë i saktë për organizimin e materialit dhe nëndarjen e tematikave. Por gjeti gjithashtu arsye për t’u shqetësuar.

“Doli që një referencë praktikisht e kishte fabrikuar nga hiçi,” tha ajo.

Edhe gazetari i Ora News, Isa Myzyraj thotë se e përdori për herë të parë ChatGPT për të strukturuar një kronikë televizive dhe mbeti i kënaqur nga rezultati.

“Unë i dhashë disa të dhëna dhe ChatGPT më këshilloi se si duhet të veproja për ta ndërtuar një kronikë. Por mënyra se si të këshillonte ka qenë mjaft specifike,” kujton ai.

Myzyraj nuk e shikon inteligjencën artificiale si kërcënim ndaj gazetarisë profesionale, duke argumentuar se “ajo nuk mund të raportojë në terren”. Por ai i druhet përdorimit të këtij mekanizmi për fabrikimin e lajmeve.

“Personat që merren me fabrikimin dhe me prodhimin e lajmeve të rreme dhe me fushata ta ndyshme denigrimi, lehtësisht mund ta përdorin inteligjencën artificiale,” tha Myzyraj.

Etika profesionale vlerësohet një prioritet i ulët për mediat në Shqipëri – veçanërisht për ato digjitale – duke ngritur shqetësime për përhapjen e lajmeve të rreme, të nxitura nga interesat financiare, politike dhe kriminale, thuhet në raportin e vitit 2022 të Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut.

Duke qenë se lajmet e rreme krijohen për t’u shpërndarë në mënyrë virale në mediat sociale, kjo i bën ato tërheqëse për ripublikim në internet nga media që rendin pas titujve “karrem” dhe klikimeve kundrejt fakteve të verifikuara dhe informacionit të thelluar.

Në këto kushte, Bino nga SCiDEV thekson se edukimi mediatik duhet të marrë një rëndësi të dorës së parë në luftën kundër dezinformimit, tashmë edhe me ndihmën e ChatGPT.

“Lexuesit duhet të shohin sa burime ka përdorur apo i është referuar gazetari në materialin që po lexon… Dhe elementi tjetër është verifikimi, ta verifikosh dhe me burime të tjera, nëse ka pikëvështrime që e mbështesin apo e kundërshtojnë atë,” shtoi ajo.

Për Koloreto Cukalin, drejtues i Këshillit Shqiptar të Medias, problemi nuk është inteligjenca artificiale, por mënyra se si ajo do të përdoret.

“Edhe shkeljet etike që do të ndodhin, do të ndodhin nga futja e duarve të njeriut dhe jo nga teknologjia,” përfundoi ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video)

Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video)

11 November, 2025
Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama

Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama

11 November, 2025
Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi

Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi

11 November, 2025
Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona

Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona

11 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result