Mësimi nis zyrtarisht në klasën e re shqipe në Oberriet.
Pas disa takimeve e përpjekjeve me prindërit shqiptarë, të enjten u zhvillua ora e parë mësimore në pikën e re shkollore në Oberriet, duke iu mundësuar fëmijëve shqiptarë të këtij vendbanimi të mësojnë rregullisht në gjuhën shqipe. Nxënësit Maliki, Besoni, Arbëri, Leonisi, Lyesi, Darisi, Leani, Ilani, Diari, Aniku, Alina, Ledioni, Dioni, Dionisi dhe të tjerë që pritet t’u bashkohen në ditët në vijim, u shfaqën të entuziazmuar që më në fund do të mësonin në gjuhën e tyre amtare.
Me këtë rast, ftojmë prindërit shqiptarë të kësaj zone që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe në Oberriet. Mësimi zhvillohet çdo të enjte, nga ora 16:00 deri në 18:00.
Nxenesit-e-Shkolles-Shqipe-ne-Oberriet-te-Kantonit-te-St.-Gallenit-gjate-nje-ore-mesimore-me-mesuesen-Albulena-Hasani.jpg.ëebp
Klasa që ‘flet’ shqip dhe përhap buzëqeshje shqip
Klasa e shkollës shqipe në Oberriet tashmë ka filluar të ‘flasë’ shqip, të ‘gëzohet’ shqip dhe të përjetojë buzëqeshjet e fëmijëve që, përmes shkronjave të shqipes, mësojnë gjuhën e të parëve të tyre.
Zvicra është shndërruar në një model të përkushtimit të mërgatës, falë veprimtarëve të palodhur si z. Vaxhid Sejdiu. Në bashkëpunim me prindërit e kësaj qyteze dhe mësuesen Albulena Hasani, ata arritën të shtojnë edhe një klasë të re në rrjetin e pikave shkollore shqipe. Kjo dëshmon se aty ku ka përkushtim, nuk mungojnë as rezultatet.
‘Shkolla Shqipe’ në Zvicër është krenare për punën e palodhur të prof. Vaxhid Sejdiut, i cili vazhdimisht dëshmon se është një promotor i denjë i vlerave kombëtare dhe në shërbim të arsimit në gjuhën shqipe.
Gjuha shqipe në duart e këtyre vogëlushëve është dhurata më e bukur e vitit shkollor.