S’ke për ta fituar me pislliqet që bën’/ Shqipja përplaset me Bucin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Konkurrenca në shtëpinë e ‘Big Brother Vip Kosova’ sa vjen e po shtohet. Buci ditët e fundit ka shprehur bindjen se do të fitojë çmimin e madh, por banorët e tjerë mendojnë ndryshe. Pas diskutimeve për të njëjtën temë me Ganiun, Buci ka patur edhe një përplasje me Shqipen. Kjo e fundit i ka thënë se duhet ta harrojë fitoren me veprimet e fundit që ka bërë të cilat ajo i cilëson si ‘pislliqe’.

“Unë kur them se do ta marr çmimin e madh, do ta marr, është detyrim që ia kam bërë vetes që në fillim, nuk e merr ti çmimin, sidomos me këto pisllëqe që i ke sjellë brenda në shtëpi, çmimin do e marr një njëri që është i vërtetë, një njeri që është i drejtë, ti nuk je, ti e tregove veten tënde”, tha mes tjerash Shqipja.

Share This Article