Bie çmimi i naftës në tregjet e huaja, kap vlerën më të ulët prej qershorit, ja me sa po shitet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare ka zbritur në nivelin më të ulët që prej qershorit të këtij viti.

Sot një fuçi naftë po tregtohet me 72-73 dollarë, ndërkohë që ka rënë me afërsisht 7 dollar që prej fillimit të këtij muaji. Ndërsa në raport me vitin e kaluar çmimi i naftës në bursë është rreth 10 dollarë më lirë. 

Edhe tregu vendas ka reflektuar në shifra të vogla uljen e çmimit në bursë, pasi nga 199 lekë që ishte javën e kaluar një litër naftë, ka zbritur në mesatarisht 193-195 lekë litri.Bursa e naftës ka qenë e luhatshme në javët e fundit, për shkak të luftës që vijon në Ukrainë dhe tensioneve Palestinë-Izrael, që vënën në pikëpyetje mjaftueshmërinë e naftës në treg

Share This Article