Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë po ndodh në burgun e Peqinit. Gazetarët e redaksisë sonë mësojnë se Sokol Mjacaj, një i dënuar përjetë, ka qëlluar me armë zjarri një punonjës policie dhe më pas nën kërcënimin e armës është futur në kuzhinë dhe po mban peng punonjësit.
Mësohet se të dënuarit e tjerë në Peqin janë në një kryengritje. Dyshohet se ka edhe një viktimë.
Kryengritjen e kanë organizuar tre të dënuar, Mjacaj, Ilir Xhakja dhe Arben Lleshi. Mbetet e paqartë sesi është futur arma në burg.