Bes Kallaku ka qenë i ftuar në emisionin “Pardon My French”.
Ai ka folur për karrierën e tij muzikore, bashkëpunimin e suksesshëm me Mandi Nishtullën dhe arsyen e shkëputjes së tij nga angazhimet në televizion.
I pyetur se në çfarë pike janë emisionet dhe spektaklet e humorit sipas tij, aktori tha:
Unë kam përshtypjen që nuk janë në pikën e tyre më të mirë. Spektaklet e humorit në Shqipëri janë marrë nga Italia. Po themi “Portokallia” është një simotër e “Zeling” edhe ato bënë një stop prej 5-6 vitesh sepse konsumi i çdo jave dhe dalja në skenë çdo javë është një konsum i jashtëzakonshëm. Duhet të shkruash dhe të jesh aktual. Kam përshtypjen që nuk janë në momentin e tyre më të mirë sidomos emisionet me shumë aktorë. Trend i momentit janë ‘Reality Show’ këto po funksionojnë”.
Po nëse do të merrte një ftesë për të qenë në “BB VIP 3”, a do e pranonte Bes Kallaku?
“Kurrë mos thuaj kurrë por unë nuk e shoh veten i mbyllur në shtëpi. Mund ta provoj por jam i bindur që do dal. Nuk i dihet edhe mund të fitoja sepse ne nuk e kuptojmë kurrë presionin që është aty brenda pa qenë aty brenda”, tha aktori.