BE do t’i japë 118 milionë euro ndihmë Autoritetit Kombëtar Palestinez . Lajmin e bëri të ditur Komisioni Evropian, i cili theksoi se fondet do të përdoren për të paguar, ndër të tjera, pagat e zyrtarëve publikë në Bregun Perëndimor dhe përfitimet sociale për familjet në nevojë në territoret e pushtuara dhe Gaza.