Pallati i sportit në Vlorë iu dedikua sërish një mbrëmje të madhe kickbox-i ku publiku pati mundësinë të shohë në aksion disa prej të talentuarve në këtë sport. “Night of the Champions” u emërua aktiviteti që si pikë kulminante pati ndeshjen e kampionës së Europës Ilda Lelo, e cila u ndesh me turken Yeseman Ciglioglu. Sportistja shqiptare në fund ia doli të fitonte me 1 pikë më shumë.
Shumë emocione si gjithmonë, sado kohë kalon dhe ekpserienca rritet emocionet mbeten aty,”-tha Ilda Lelo, sportiste e kickbox.
29-vjeçarja Ilda Lelo mban titullin e kampiones së Europës në federatën ËKU për peshën 62 kilogramë, ndërsa objektivi në 2024 është shumë i lartë.