TURQI – Nderim Nexhipi nuk është më pjesë e klubit turk të Manisa. Vetëm pesë muaj ka zgjatur aventura e shqiptarit nga Maqedonia e Veriut në postin e drejtorit sportiv të ekipit.
Në një njoftim në kanalet e komunikimit, klubi i Ligës së Parë në Turqi njofton shkëputjen e marrëveshjes me Osman Ozkoylu dhe Nderim Nexhipin, duke i falenderuar për bashkëpunimin.
Nexhipi, ish-kapiteni i Partizanit me një karrierë edhe në Bundesligë, ishte pjesë e Ballkanit në Kosovë, aty ku ia doli të fitojë dy trofe dhe të shijojë suksese në transferimin e lojtarëve duke qenë drejtor sportiv.