Mbi 10 mln turistë të huaj vizituan Shqipërinë për vitin 2023, Rama: Arritje historike, e paimagjinueshme më parë

albnews
By
1 Min Read

TIRANË– Këtë vit vendi ynë ka pasur një ‘bum’ turistik. Mbi 10 milionë turistë të huaj kanë vizituar vendin tonë këtë vit.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë shifrat, ndërsa shkruan se kjo është një arritje fantastike e paimagjinueshme më parë.

“LAJM I BUKUR! Bashkë me Krishtlindjen kaloi edhe numri 10.000.000 i turistëve të huaj në Shqipëri; një arritje fantastike e paimagjinueshme deri pak vite më parë! GËZUAR! 10m turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë deri mbrëmë”, shkruan Rama.

Share This Article