Ministria e Jashtme e Sirisë ka bërë thirrje që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të mblidhet në dritën e vrasjes pranë Damaskut të Sayyed Razi Mousavi, një komandant i lartë i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, në një sulm për të cilin fajësohet Izraeli.
“Agresioni i Izraelit po cenon sovranitetin tonë”, tha Damasku, duke kërkuar “Këshillin e Sigurimit t’i japë fund këtij agresioni që kërcënon rajonin”.