• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, June 8, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Vendet e BE-së ashpërsojnë ligjet e migracionit

Vendet e BE-së ashpërsojnë ligjet e migracionit

by albnews
2 January, 2024
in Bota
0
60
VIEWS

Në gjysmën e parë të vitit 2024 në të 27 vendet anëtare të BE pritet të zhvillohen zgjedhjet për Parlamentin e ri Europian. Rritja e shifrave të migrantëve ilegalë dhe refugjatëve si edhe procedurat e azilit, sipas sondazheve, do të jenë temat kryesore të fushatës zgjedhore. Të treja vendet kryesore të destinacionit të migrantëve në BE, Gjermani,Francë dhe Itali u ashpërsuan ligjet kombëtare për të ulur numrin e migrantëve ilegalë dhe për të lehtësuar dëbimet.

Gjermania

Nga Zyra Federale e Migracionit dhe Refugjatëve, BAMF, bëhet e ditur se gjatë vitit 2023, 350.000 nga më shumë se 1 milionë azilkërkues në BE e shtrojnë kërkesën për azil në Gjermani. Krahas azilkërkuesve nga Siria, Afrganistani dhe Turqia në Gjermani janë strehuar më shumë se 1 milionë refugjatë nga Ukraina. Qeveria e koalicionit të socialdemokratëve, Të Gjelbërve dhe liberalëve ka reaguar me ashpërsimin e disa ligjeve. Kështu “ligji i shanseve për qëndrim” do të lehtësojë futjen në punë të migrantëve dhe integrimin në shoqëri, nëse ata jetojnë të paktën 5 vjet në vend. Kurse “ligji për përmirësimin e dëbimit” do të lehtësojë kthimin e azilkërkuesve të refuzuar në vendet origjinë, që me ligjin e ri mund të qëndrojnë më gjatë në paraburgimin e dëbimit, po ashtu apartamentet e tyre mund të kontrollohen më lehtë dhe dëbimet mund të bëhen pa afate të gjata paralajmërimi. Një tjetër ligj modernizon të drejtën e nënshtetësisë. Gjermania lejoi në vitin 2023 nënshtetësinë e dyfishtë. Koha e pritjes reduktohet nga tetë në pesë vjet. Por në rast antisemitizmi dhe racizmi të aplikuesit mund të refuzohet e drejta e nënshtetësisë.

Franca

Asambleja Kombëtare Franceze pak para fundit të vitit miratoi një ligj të ri migracioni me votat e partisë populiste të djathtë, “Rassemblement national”. Kryetarja e partisë, Marine Le Pen bëri fjalë për fitore ideologjike për politikën e saj “Franca e para”. Presidenti liberal, Emmanuel Macron nuk ishte i varur drejtpërdrejt në parlament nga Rassemblement national” por nga votat e republikanëve konservatorë që votuan për ashpërsimin e rregulloreve.

Macron do të lejojë verifikimin e ligjit në Këshillin Kushtetues. Me ligjin e ri migrantët ilegalë mund të dëbohen më lehtë, qasja tek ndihmat sociale vështirësohet dhe bashkimi familjar kufizohet. Studentët e huaj duhet të ofrojnë si kusht një depozitë financiare para ardhjes në Francë. 70% e francezëve mbështesin ashpërsimin e ligjeve të migracionit.

Italia

Koalicioni populist i djathtë nën kryeministren, Giorgia Meloni fitoi zgjedhjet në vitin 2022 në Itali me premtimin, se do të reduktojë numrin e migrantëve që hyjnë në. Meloni duhet të paraqesë tani rezultate. Psh, ajo arriti të negociojë një marrëveshje kthimi me Tunizinë, po në fund ajo nuk u zbatua. Kryeministrja italiane negocioi edhe me Shqipërinë një marrëveshje, që parashikon zhvendosjen e dy qendrave të pranimit me një kapacitet prej mbi 3000 persona nga Shqipëria në Itali. Aktualisht drejtësia shqiptare është duke verifikuar nëse kjo marrëveshje me Italinë është konform ligjeve.

Nga ana tjetër Meloni ka bërë të ditur, se kampet e dëbimit do të vendosen në zonat më pak të populluara të Italisë. Aty migrantët do të qëndrojnë 18 muaj në vend të 12 muajve si deri më tani, ndërkohë që autoritetet vendosin për dëbimin. Organizata përmbledhëse e organizatave të refugjatëve në Europë, European Council on Refugees and Exiles”(ECRE) kritikoi në një raport të saj Italinë për vështirësim të procedurave të rregullta të azilit. Aplikuesit duhet të presin me muaj për një orar. Por shumë migrantë nga Italia vazhdojnë drejt veriut, sidomos në Austri dhe Gjermani për të aplikur aty për azil, në një kohë që sipas rregullave të Dublinit, Italia duhet të ishte përgjegjëse për pranimin e tyre. Roma refuzon rimarrjen e migrantëve që Gjermania, sipas rregullores duhet t’i kthejë në vendin ku hynë në BE për herë të parë.

Greqia, Hungaria, Austria dhe Holanda

Në Greqi kthimi drejtpërdrejt i migrantëve në kufi apo kthimi i motobarkave në ujërat territoriale turke (pushbacks) është më shumë rregull se përjashtim. Këtë e kritikon organizata ECRE në raportin e saj të fundvitit në Bruksel. Qasja tek procedurat e azilit është shumë e vështirë, sepse migrantët në kohën e pritjes për aplikim nuk kanë të drejtë për ndihma sociale. Për disa orare aplikimi në Greqi kërkohen 100 euro tarifë nga migrantët, një procedurë që nuk gjendet në vend tjetër të BE.

Hungaria është i vetmi vend në BE ku që nga viti 2016 sundon e drejta e jashtëzakonshme në kufi. Hyrja në Hungari e azilkërkuesve është gati e pamundur. Procedurat e azilit duhet të aplikohen në ambasadat në Beograd apo Kiev. Organizata qendrore e organizatave të refugjatëve në BE, ECRE është e mendimit se në kufirin hungarez të ruajtur ashpërsisht janë dëbuar deri në 150.000 vetë në Serbi. Megjithëse Gjytata Europiane në Luksemburg dhe Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Straburg e kanë shpallur këtë praktikë si të palejueshme, Budapesti zyrtar i injoron këto vendime.

Në Holandë qeveria liberale e djathtë madje u rrëzua për shkak të temës së ashpërsimit të ligjeve të migracionit. Kryeministri, Mark Rutte dha dorëheqjen, sepse nuk pati sukses me miratimin e ligjit për kufizimin e bashkimit familjar për azilkërkuesit e refuzuar.

Në Austri, Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur një detyrim për punë për azilkërkuesit në kohën e procedurës së azilit. Nëse ata refuzojnë punën që kërkohen në komunitet, do t’u hiqet mundësia për banim apo kujdesin social.

Bashkimi Europian

Deri në prill 2024, Parlamenti Europian dhe Këshilli Ministror i BE, përfaqësia e 27 vendeve anëtare duhet të vendosin për paktin e ri të migracionit. Reformimi i zgjeruar i procedurës së azilit në BE sjell disa ndryshime: Procedura të shpejta azili në kufi për 30.000 vetë me pak shanse për njohjen e azilit si edhe dëbime më të shpejta në qendra dëbimi. Për herë të parë parashikohet edhe detyrimi për solidaritet brenda BE. Në rast mbingarkese të vendeve, ku migrantët ilegalë hyjnë për herë të parë, si Italia, Greqia, Qipro, Spanja, Malta e Kroacia atëherë refugjatët e migrantët ilegalë do të shpërndahen me një sistem kuotash në pjesën tjetër të BE. Zbatimi i plotë i reformës me 8 ligje kryesore pritet të zgjasë deri në vitin 2026. Megjithatë BE kërkon të fitojë pikë me reformën e azilit në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e Parlamentit Europian, është shprehur presidentja e tij, kristiandemokratja, Roberta Metsola nga Malta./

Previous Post

Mbështetësit u mblodhën poshtë shtëpisë së Berishës, Klevis Balliu: Asgjë nuk e ndal aksionin opozitar

Next Post

Tërmeti në Japoni, pamjet me dron tregojnë pasojat e nga lëkundja fuqishme e tokës dhe nga cunami

albnews

albnews

Related Posts

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë
Bota

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

7 June, 2025
Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen
Bota

Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen

6 June, 2025
Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën
Bota

Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën

6 June, 2025
Next Post
Tërmeti në Japoni, pamjet me dron tregojnë pasojat e nga lëkundja fuqishme e tokës dhe nga cunami

Tërmeti në Japoni, pamjet me dron tregojnë pasojat e nga lëkundja fuqishme e tokës dhe nga cunami

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

7 June, 2025
VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

7 June, 2025
Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

7 June, 2025
Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4837 shares
    Share 1935 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1897 shares
    Share 759 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM