Funerali i nënkryetarit të Hamasit, Saleh al-Arouri, është bërë në Bejrut.
Vrasja e Arourit në një sulm me dron të martën ka ngjallur frikën se lufta e Izraelit me Hamasin mund të çojë në një konflikt më të gjerë rajonal.
Izraeli nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar përgjegjësinë për vrasjen.
Vajtuesit që mbanin flamuj të Hamasit u mblodhën për t’iu bashkuar procesionit.