Policia maqedonase ka arrestuar dy shqiptarë në Tetovë nën akuzën e trafikut të drogës. Operacioni është zhvilluar në një kabinë pagese në Tetovë, ku është ndaluar një automjet tip “Mercedes-Benz” me targa shqiptare.
Nën dyshimin se brenda tij kishte sende të paligjshme, është urdhëruar një kontroll i imtësishëm duke përdorur edhe një qen kufiri.
Brenda një gome rezervë që ndodhej në bagazh, policia gjeti dhe sekuestroi 3 pako marijuanë me peshë 3 kg. Në pranga ranë drejtuesit dhe pasagjeri i mjetit, A. N, 64 vjec dhe F. T, 56 vjec, të dy shqiptarë.