ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Projekt-rezoluta amerikane që bllokon përfundimisht ndarjen e Kosovës 7 hours ago
Serbi/Dhjetëra mijëra njerëz mbajnë heshtje për viktimat e tragjedisë në Novi Sad 7 hours ago
SHQIPËRIA në SHITJE/ Porto Palermo do t’i jepet privatit, baza ushtarake do të bëhet resort! 7 hours ago
Dy të vdekur dhe disa të plagosur nga të shtënat me armë në ishullin grek të Kretës 7 hours ago
Fitorja e 15-të radhazi, Bayern Munich nuk di të ndalet 7 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kreu i PDK: Qeveria Kurti, më e dobëta dhe paafta në Kosovë

albnews by albnews
7 January, 2024
in Kosova
0
Kreu i PDK: Qeveria Kurti, më e dobëta dhe paafta në Kosovë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se Qeveria Kurti është më e dobëta dhe paafta në Kosovë. Sipas tij, nën qeverisjen e Albin Kurtit ka degraduar arsimi, shëndetësia dhe ka ngecur zhvillimi ekonomik.

Lideri opozitar në një intervistë për KosovaPress ka kritikuar Kurtin që nuk ka hartuar një draft-statut të Asociacionit, derisa i ka kërkuar të merr një vendim për draftin e propozuar nga euro-amerikanët, të cilin e quan jashtëzakonisht të dëmshëm për Kosovën.

RelatedPosts

Projekt-rezoluta amerikane që bllokon përfundimisht ndarjen e Kosovës

Forcat ajrore shqiptare shpëtojnë turistin kosovar që u pickua nga gjarpri në një shteg malor në rajonin e Shkodrës

Takimi me liderët politikë, Osmani: Kurti ka kërkuar edhe një takim, presim deri në 5 nëntor

Duke pasur parasysh këto rrethana, Krasniqi është i bindur se gjatë vitit 2024 do të mbahen zgjedhjet e parakohshme, ndërkaq paralajmërimet për luftë frontale me Serbinë i konsideron fryrje e zjarrit pa asnjë arsye nga kryeministri Albin Kurti.

Qeveria e Albin Kurtit do të mbahet mend si qeveria më e dobët në Kosovën e pavarur, si qeveria më e paaftë, si qeveria më jo efikase në cilëndo prej fushave. Në asnjë fushë ne nuk jemi më mirë sesa kemi qenë para tri apo pesë vjetësh. Arsimi ka degraduar, rezultatet e PISA tregojnë për një rënie më të madhe në cilësinë e mësim-nxënies. Shëndetësia është në kolaps, sot as spitalet më të rëndësishme nuk kanë mjetet elementare, derisa listat e pritjes edhe në ato klinika ku nuk ka pasur janë shkuar në disa muaj. Ekonomia jonë ka ngecur, rritja 3.5 për qind është më e vogël sesa rritja në vitet e para të pavarësisë. Emigrimi ka marrë përmasa shqetësuese, vise të Kosovës, veçanërisht rurale që pothuajse janë shpopulluar totalisht. Kemi një diplomaci në vdekje klinike, ku nuk kanë arritur jo vetëm të marrin në njohje të re, por e kanë humbur edhe mbështetjen dhe respektin nga shtetet më mike të Kosovës. Është kjo qeveri që ka sjellë sanksione nga Bashkimi Evropian”, tha Krasniqi.

Kryetari i PDK-së, thekson se Kurtit i është minimizuar hapësira për taktika sa i përket Asociacionit, andaj në muajt e parë të vitit 2024 duhet të merr vendim ta pranojë ose të refuzojë draftin e propozuar nga euro-amerikanët, transmeton KlanKosova.

“Ka qenë përgjegjësi e tij që të hartojë draftin që prej ditës që e ka marrë detyrën si kryeministër. Ne e kemi inkurajuar të bëjë një gjë të tillë, publikisht dhe privatisht në ato pak takime që jemi parë. Kosova do të duhej vetë të shkruajë draftin, në mënyrë që të bënte të qartë pozicionimin e vet institucional dhe shtetëror, dhe normalisht të kishte një pozicion shumë më të favorshëm në diskutimet e mëvonshme sa i përket arritjes së një pajtueshmërie me ndërmjetësit ndërkombëtarë… Hapësira për taktika i është minimizuar totalisht kryeministrit dhe ai duhet të merr një vendim një herë në jetën e tij për këtë çështje. Të jetë i qartë, e pranoi ose e refuzoi, pasi nuk mund ta shtyjë gjatë me këtë paqartësi dhe manipulim sikur deri tani”, tha Krasniqi.

Ai konsideron se drafti i Asociacionit krijon një nivel të ri të pushtetit në Kosovë, pasi sipas tij ka kompetenca të qarta ekzekutive.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Projekt-rezoluta amerikane që bllokon përfundimisht ndarjen e Kosovës

Projekt-rezoluta amerikane që bllokon përfundimisht ndarjen e Kosovës

1 November, 2025
Serbi/Dhjetëra mijëra njerëz mbajnë heshtje për viktimat e tragjedisë në Novi Sad

Serbi/Dhjetëra mijëra njerëz mbajnë heshtje për viktimat e tragjedisë në Novi Sad

1 November, 2025
SHQIPËRIA në SHITJE/ Porto Palermo do t’i jepet privatit, baza ushtarake do të bëhet resort!

SHQIPËRIA në SHITJE/ Porto Palermo do t’i jepet privatit, baza ushtarake do të bëhet resort!

1 November, 2025
Dy të vdekur dhe disa të plagosur nga të shtënat me armë në ishullin grek të Kretës

Dy të vdekur dhe disa të plagosur nga të shtënat me armë në ishullin grek të Kretës

1 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result