Tragjedi në det! Ishte nisur nga Turqia, mbytet anija me emigrantë në Levos, 3 të vdekur, 15 të zhdukur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tragjedi është regjistruar mëngjesin e sotëm në Levos, ku si pasojë e përmbytjes së një anije me emigrantë, kanë humbur jetën 3 persona. Ngjarja ndodhi pranë Agios Georgios Loutropolis Thermi.

Sipas informacioneve të para nga roja bregdetare, një person është dërguar në spital, tetë të tjerë janë gjetur në tokë në një zonë shkëmbore dhe nëntë të tjerë në një zonë malore.

Sipas informacioneve, anija me emigrantët e paligjshëm ishte nisur nga brigjet e Turqisë. Sipas dëshmive, në mjetin lundrues ndodheshin gjithsej 36 persona, ndërkohë që 15 emigrantë rezultojnë të zhdukur.

Share This Article