Arianit Ahmeti, i cili u shkarkua ditë më parë nga posti i Zëvendëssekretarit të Përgjithshëm në FFK për shkak se, siç tha Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, ishte “vetëkandiduar për kryetar të FFK-së”, tashmë ka deklaruar se mandati katërvjeçar i presidentit të FFK-së, Agim Ademi, nuk është i rregullt.
Mirëpo FFK-ja ka publikuar një përgjigje të marrë nga UEFA, e që thotë se zgjedhja e Ademit është bërë në bazë të rregullave.
“Në lidhje me kërkesën tuaj të datës 2 dhjetor, 2019, mund të konfirmoj se unë personalisht kam marrë pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm të Jashtëzakonshëm Zgjedhor të FFK-së më 6 korrik, 2018, dhe se, me këtë rast, z. Agim Ademi u zgjodh me aklamacion president i ri i FFK-së me mandat katërvjeçar”, thuhet në përgjigjen e Thierry Favre, Shef i Zhvillimit të Federatave Nacionale/Zëvendësshef i Divizionit të Federatave Nacionale.
F