Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka risjellë në kujtesë paketën e tij me 5 pika sa i takon rimëkëmbjes së bizneseve të dëmtuara në Durrës (dhe jo vetëm), si pasojë e tërmetit të fuqishëm, që goditi vendin më 26 nëntor.
“Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë e Durrësit dhe zonave të tjera. Mijëra vende pune, biznesi i vogël dhe ekonomia prodhuese janë nën presion. Njësitë e hoteleri-turizmit përballen me rënie konsumi dhe i tremben reduktimit apo anulimit të prenotimeve”, shkruan Basha.
Më tej shton:
“Për të ndalur futjen e Durrësit në një “dimër ekonomik” me pasoja të rënda sociale që do të vinin nga reduktimi i numrit të të punësuarve, ulja e pagave të punonjësve dhe mbyllja e bizneseve, për të mundësuar një rigjenerim të ekonomisë prodhuese, shërbimeve dhe biznesit të vogël në zonat e dëmtuara, propozojmë këtë paketë të thjeshtë dhe realiste.”
Top Channel