Një ditë pasi mazhoranca miratoi mes kaosit dhe zhurmës së deputetëve të Rithemelimit, dekretin e presidentit për emërimin e tyre, janë betuar sot në presidencë, tre ministrat e rinj të kabinetit qeveritar.
Me praninë e presidentit Bajram Begaj, u betuan Adea Pirdeni, Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Ervin Mete, Ministër i Financave, u betuan përpara Presidentit të Republikës pas leximit të formulës së posaçme.
Presidenti Bajram Begaj, u dorëzoi ministrave dekretin përkatës të emërimit duke i uruar suksese në detyrën e tyre
Më 8 janar, kreu i qeverisë Edi Rama njfotoi ndryshime në kabinetin qeveritar, duke me dije formimin e ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me ministër Blendi Gonxhen.
Me këtë vendim, u shkri ministria e Kulturës, me Elva Margaritin që u largua nga kabineti, ndërsa zvogëlohet portofoli i Ervin Metes, i cili tashmë do të jetë ministër vetëm i Financave. Gjithashtu me ndryshimin e fundit, Rama riktheu Inovacionin, sektori i cili gjatë mandatit 2013-2017 të qeverisë Rama ka qenë ministri më vete që drejtohej nga Milena Harito.
Pak ditë më vonë më 11 janar , kryeministri Rama njoftoi se do të krijojë një ministri Shteti për Administratën Publike dhe Anti-Korrupsionin. Në krye të saj, Rama propozoi emërimin e Adea Pirdenit.