Biden reagon pas fitores së Trump në Iowa: Është kandidati kryesor republikan

albnews
By
1 Min Read

Presidenti demokrat Joe Biden ka reaguar pas fitores së Trump në Iowa, duke thënë  se Donald Trump është “kandidati kryesor” republikan në zgjedhjet amerikane që do të mbahen në nëntor.

“Donald Trump sapo fitoi Iowa. Ai është kandidati kryesor në këtë pikë,” tha Biden në X.

Biden mblodhi gjithashtu mbështetësit e tij, duke thënë se këto zgjedhje presidenciale do të ishin gjithmonë “ju dhe unë kundër republikanëve ekstremë MAGA”.

Share This Article