Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i ngarkuari me punë në ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, David Ëisner si dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Arben Kingji ishin sot (16 janar) në bazën ajrore të Farkës, ku panë nga afër dy helikopterët ‘Black Hawk’ të mbërritur së fundmi në Shqipëri.
Peleshi në postimin e bërë në rrjetet sociale ku publikoi disa foto nga inspektimi në bazën ajrore të Farkës, shprehu edhe mirënjohje ndaj SHBA-ve për paketën e plotë të mbështetjes, ku përfshihet mirëmbajtja e helikopterëve ‘Black Haëk’ që erdhën në Shqipëri më 13 janar, por edhe trajnimi i pilotëve.
“Dy helikopterët Black Hawk, që ju shtuan flotës sonë ajrore, pjesë e kapaciteteve tona më të rëndësishme operacionale në raport me NATO-n dhe operacione të tjera kombëtare dhe të mbrojtjes civile. Mirënjohës partnerit tonë strategjik, SHBA për këtë paketë të plotë mbështetjeje, ku përfshihet edhe mirëmbajtja apo trajnimi i pilotëve tanë! Vijojmë së bashku modernizimin e Forcave të Armatosura!”- shkruan Peleshi.
Të shtunën, 2 helikopterë ‘Black Hawk’ që cilësohen si më të mirët në botë mbërrin në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama e cilësoi si një investim shumë të rëndësishëm që do të ndihmojë në modernizimin e forcave ajrore të vendit.