Në Meksikë është zbuluar fusha më e madhe e naftës që prej vitit 1987, me rezerva deri në 500 milionë fuçi, ka deklaruar ndërmarrja shtetërore e naftës “Pemex”.
Kjo zonë është zbuluar disa muaj më parë, me pusin e parë i cili sot prodhon 4500 fucci në ditë, raporton Reuters.
“Sipas analizës së informacionit nga pusi dhe të dhënat sizmike nga zona, sot mund të konfirmojmë ekzistencën e një rezervari gjigand rezervat e të cilit janë ekuivalente me 500 milionë fuçi naftë të papërpunuar”, tha drejtori i përgjithshëm i Pemex, Octavio Romero Oropeza.
Shefi i Pemex zbuloi gjithashtu planet e zhvillimit për këtë fushë të naftës 34 kilometra katrorë. Deri në 11 puse duhet të shpohen në këtë fushë për të arritur në 69,000 fuçi naftë në ditë dhe 300 milionë metra kub gaz gjatë vitit të ardhshëm.
Deri në vitin 2021, kompania planifikon të arrijë prodhimin në atë fushë prej 110,000 fuqi nafte dhe 410 milionë metra kub gaz natyror në ditë.