Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka hyrë për tu intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë
Veseli sot do të intervistohet nga Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovës në Hagë, lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Paraqitja e Veselit para Speciales ishte paraparë për 4 dhjetor, por për shkaqe teknike është shtyrë deri sot.
Kreu i PDK-së u nis gjatë mesditës së hënë për në Hagë dhe tha se ky është një moment ndërkombëtar për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit të Kosovës.