KMDLNJ: Ndërkombëtarët kanë bërë eksperimente me mbetjet mortore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me anë të një komunikate për media vlerëson se është bërë gabim që çështja e personave të zhdukur nuk është konsideruar dhe nuk është trajtuar si e drejtë elementare e njeriut dhe çështje humanitare por si çështje politike.

“Prandaj politika ka qenë pengesë e ecjes përpara dhe të suksesshme  të këtij procesi|, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

KMDLNJ ka identifikuar  problemet  që nga viti 1990 – 2019 për mos-zbardhjen e fatit për personat e zhdukur si: mungesa e vullnetit të faktorit ndërkombëtar për zbardhje të fatit të personave të zhdukur, politizimi i skajshëm i çështjes; mungesa e parimit apo zbatimi i standardeve të dyfishta të organizatave ndërkombëtare; mungesa e një baze e të dhënave etj.

KMDLNj nëpërmjet kësaj komunikate ndër të tjera përmend edhe rastin kur një person i quajtur Hoze Pablo Barabar, i cili është marr me të zhdukurit ka bërë eksperimente me mbetjet mortore sikur që ka marrë me vete, pa lejen e autoriteteve kosovare një sasi mostrash duk e dëmtuar rëndë procesin e identifikimit të personave të zhdukur.

Share This Article