Trajneri i Romës, De Rossi e ka nisur me fitore aventurën në pankinën e Romës. Pas disa rezultatesh negative radhazi, kryeqytetasit morën 3 pikë në kampionat, ndërsa triumfoi 2-1 ndaj Veronës.
Në “Olimpico”, protagonist në 25 minutat e para ishte El Shaarawy me dy asist. Lukaku realizoi në të 19-tën, ndërsa Pellegrini pak më pas. Roma preferoi të menaxhojë rezultatin dhe rrezikoi jo pak.
Skuadra nga Verona shpërdoroi mundësinë e artë për të ngushtuar shifrat. Sulmuesi boshnjak Djuric gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke dërguar topin mbi traversë. Në të 76-tën, Verona u fut në lojë me golin e Michael Folorunsho, pa i ndryshuar dot rrjedhën e fatit kësaj sfidë. Ky nuk ishte takimi i vetëm për sonte në elitën e kampionatit italian. Milan sfidon Udinesen në transfertë, sfidë kjo që fillon në orën 20.45.