Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, i ka dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama nga komunikimi që ai tanimë zhvillon çdo ditë me simpatizantët e tij.
Berisha në një fjalim të mbajtur për mbështetësit poshtë banesës së tij, tha se “demokratët do t’i marrin kokën çdo armiku të votës së tyre”.
Ai theksoi se populli opozitar është i gatshëm për çdo sakrificë.
“Ka patur kohe kur kjo parti është përballur me dhunues zgjedhjesh dhe banda, por në atë kohë kjo parti doli me një moto: Kush prek votën prek kokën.
Edi Rama e mbante mend atë kohë dhe e kuptoi që ne për votën ishim dhe jemi të gatshëm për çdo sakrificë.
Se ne për votën do ti marrim kokën çdo armiku të votës tonë.
Edi Rama, “Rruga e Shpresës”, banorët e saj, demokratët dhe populli opozitar të ka dënuar për kufomë politike. Mos mendo më kurrë se do mund të vazhdosh pushtetin tënd të krimit.
Ke zgjedhur rrugën e burracakut, hajdutit, frikacakut, ke përborur mercenarë dhe grupe kriminale dhe i ke ndërzyer si çakej kundër opozitës, por opozita nuk mund të mposhtet aq sa mposhtet dëshira e një populli për të votuar i lirë”, tha Berisha.