Duke marrë parasysh bllokimin në Kongres të propozimit për dërgimin e më shumë ndihmave ekonomike dhe ushtarake për Ukrainën, shefi i CIA-s, William Burns tha se Shtetet e Bashkuara do të bënin një gabim të “përmasave historike” nëse heqin dorën nga mbështetja për Kievin në luftën gati dy vjeçare ndaj Rusisë.
Votimi në Kongres i propozimin për një ndihmë të re prej 60 miliardë dollarësh për Ukrainën është i ndërlidhur me projekt ligjin për forcimin e kontrolleve të imigrantëve në kufirin SHBA-Meksikë. Por detajet e ligjit të ri të imigracionit nuk janë zgjidhur ende dhe legjislacioni i përgjithshëm është bërë tashmë pjesë e fushatës presidenciale, duke rritur më tej dyshimet mbi miratimin e ndihmës së re për Ukrainën.
Por Burns, në një ese të botuar të martën në revistën “Foreign Affairs”, tha: “Vazhdimi i furnizimit me armë do të vendoste Ukrainën në një pozitë më të fortë nëse shfaqet një mundësi për negociata serioze” për t’i dhënë fund luftës.