Delegacioni i deputetëve në SHBA, Ambasada Amerikane: Kënaqësi të shohësh përfaqësues të zgjedhur shqiptarë së bashku, për të punuar për çështje të rëndësishme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar në lidhje me vizitën e delegacionit të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të cilët ndodhen në SHBA.

Ambasada shkruan se është kënaqësi të shohësh përfaqësues të zgjedhur shqiptarë në Uashington së bashku për të punuar për çështje të rëndësishme për popullin e Shqipërisë.

“Populli shqiptar meriton një demokraci të fortë, të shëndetshme, ku të gjithë aktorët politikë punojnë së bashku për të mirën e përbashkët të vendit”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Postimi i Ambadasës Amerikane në platfrmën ‘X’:

Kënaqësi të shohësh përfaqësues të zgjedhur shqiptarë në Uashington së bashku për të punuar për çështje të rëndësishme për popullin e Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin e fortë me Shqipërinë dhe përfaqësuesit e saj të zgjedhur në çështje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare. Populli shqiptar meriton një demokraci të fortë, të shëndetshme, ku të gjithë aktorët politikë punojnë së bashku për të mirën e përbashkët të vendit.

Share This Article