Opozita ka thirrur një protestë sot në ambientet e jashtme të Parlamentit. Por ndërkohë që qytetarët dhe deputetët e përjashtuar do të protestojnë jashtë, disa ligjvënës të tjera do të jenë brenda Parlamentit, për të mos lejuar zhvillim normal të punimeve.
Por pak minuta para nisjes së seancës plenare, deputetët që mbështesin Gazment Bardhin shihen të grumbulluar në hyrje të Kuvendit, në pritje për t’u futur.
Ata diskutojnë me njëri- tjetrin, si duket për të “thurur” ndonjë plan për vazhdimin e aksionit opozitar.