Përleshje fizike në parlament

albnews
By
1 Min Read

Pas takimit të Komisionit të Bujqësisë në parlamentin e Ukrainës ku u diskutua projektligji lidhur me shitjen e tokave bujqësore debatet kanë arritur deri tek përleshja fizike mes deputetëve dhe aktivistëve.

Në takimin e Komisionit të Bujqësisë në Parlamentin ukrainas është diskutuar mbi projektligjin i cili parashikon kryerjen e ndryshimeve për shitjen e tokave bujqësore në Ukrainë.

Deputetët e partisë në pushtet të presidentit, Volodymyr Zelensky, “Shërbyesit e Popullit” dhe një grup aktivistësh janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin në ndërtesën e parlamentit pas takimit të komisionit.

Deputetja e partisë “Shërbyesit e Popullit”, Iryna Vereshchuk, në deklaratën e saj për një program televiziv lidhur me çështjen tha se ‘’aktivistët kanë kërkuar tërheqjen e projektligjit’’.

“Në lidhje me kryerjen e ndryshimeve në projektligj ka 4 300 propozime. Nëse fillojmë të kemi parasysh këto, miratimi i projektligjit do të vazhdojë për muaj të tërë”, tha Vereshchuk./ATSH/

Share This Article