Salvini hetohet për abuzim me pushtetin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i opozitës italiane, Matteo Salvini, po hetohet për përdorimin e aeroplanëve dhe helikopterëve të policisë dhe zjarrfikësve për të udhëtuar në Itali, ndërsa ishte në detyrë si ministër i Brendshëm.

Salvini, i cili kryeson partinë e ekstremit të djathtë, ishte ministër i Brendshëm dhe zëvendëskryeministër nga qershori 2018 deri në gusht 2019.

Gazetat ”Corriere della Sera” dhe ”Il Fatto Quotidiano” theksuan se Salvini duhej të përballej me  akuza për abuzime me detyrën sepse në 35 raste ai dhe stafi i tij kanë  përdorur aeroplanët  dhe helikopterët e policisë ose zjarrfikësve.

Avionë dhe helikopterë të tillë normalisht duhet të përdoren vetëm për qëllime operative, por kanë ndihmuar Salvinin të marrë pjesë në ngjarje institucionale dhe politike.

Drejtuesi i Lidhjes së Veriut (Lega Nord) nuk i ka komentuar ende akuzat e reja ndaj tij./ATSH/ 

Share This Article