Ministri italian i Mbrojtjes Gudio Crosetto është shtruar me urgjencë në spitalin San Carlo di Nancy, për një perikardit të dyshuar.
Pas dhimbjeve të vazhdueshme që nga mëngjesi i djeshëm, thotë Ministria e Mbrojtjes, Crosetto u shfaq i vetëm dhe në këmbë në dhomën e urgjencës, me dhimbje të forta gjoksi.
Ai u monitorua dhe më pas iu nënshtrua koronarografisë. Nuk ka të dhëna për shkaqet, por burime spitalore thonë se mund të jetë perikarditi.
rosetto pritej që mëngjesin e sotëm të merrte pjesë së bashku me ministrin e Ekonomisë Giancarlo Giorgetti, në ceremoninë e inaugurimit të vitit akademik të Karabinierëve.
*Perikarditi është një inflamacion i perikardit ose qeskës që përmban zemrën