ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Postriba, 9 shtator 1946 – Kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri 3 hours ago
DOSJA/ Boris Johnson nën hetim për abuzim me fondet publike dhe lidhje të dyshimta biznesi 3 hours ago
Viktima dhe shifra rekord të rasteve me Covid në Itali 3 hours ago
Lufta ndaj karteleve, Sekretari amerikan i Mbrojtjes vesh uniformën ushtarake dhe zbarkon në Porto Riko 5 hours ago
Kualifikueset e Botërorit 2026, rivalët e Shqipërisë kanë përballjen direkte. Në fushë zbresin edhe Franca me Portugalinë 5 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Përgatitje për rezistencë’, mesazhe për sulme në veri të Kosovës

albnews by albnews
13 February, 2024
in Kosova
0
Përgatitje për rezistencë’, mesazhe për sulme në veri të Kosovës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Policia e Kosovës ka nisur hetimet pasi në Mitrovicë të Veriut, persona ende të panjohur, kanë shpërndarë fletushka të ndryshme që bëjnë “thirrje për rezistencë” dhe “nxitje të urrejtjes”. Partia kryesore e serbëve në Kosovë ka thënë se me veprime të tilla, po tentohet të fajësohen serbët “për incidente të reja të mundshme”.

Në raportin e rregullt 24 orësh, Policia tha se fletushkat u shpërndanë në hyrje të ndërtesave dhe në rrugë të ndryshme.

RelatedPosts

U dëmtua me Kosovën, Rrahmani humb ndeshjen në Champions ndaj Manchester City

Kritikat e Kurtit ndaj Kushtetueses, reagon ambasada gjermane: Politika të përmbahet nga çdo ndërhyrje, përfshirë sulmet personale

Kosova pajiset me dronë pa pilot “AeroVironment RQ-20 Puma” nga SHBA-të

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë tha se dyshohet se këto fletushka u shpërndan “dje gjatë dhe pas protestës”.

Nuk ka të dyshimtë e as të arrestuar”, tha Elshani.

Fletushkat, që janë nënshkruar nga “Mbrojtja Kombëtare”, të cilat janë shpërndarë në kanale të ndryshme në Telegram, përmbajnë udhëzime të supozuara për rezistencë ndaj policisë së Kosovës. Ndër të tjera, në këto fletushka, thuhet se policia e Kosovës duhet të qëllohet me ndonjë mjet, të pështyhen pjesëtarët policorë e të ofendohen. Pastaj, të thyhen makinat policore me ndonjë mjet si dhe jepen instruksione si të bëhen koktej molotovi dhe të ngjashme.

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, u bëri thirrje qytetarëve në veri që “të mos bien pre e provokimeve të tilla”.

Sipas kësaj partie, kushdo që i ka bërë këto veprime, ka pasur për synim të minojë paqen dhe të thellojë paqëndrueshmërinë “në mënyrë që serbët të fajësohen për incidente të reja të mundshme”.

Në Mitrovicë të Veriut më 12 shkurt serbët protestuan kundër vendimit të autoriteteve të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb për pagesa.

Protestuesit kërkuan që të anulohet një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, që hyri në fuqi më 1 shkurt, e cila parasheh që vetëm euroja të jetë valuta për kryerjen e pagesave.

Disa orë pas protestës, BQK-ja njoftoi për zgjatjen e fazës së tranzicionit për zbatimin e kësaj rregulloreje, e cila nuk mund të jetë më e gjatë se tre muaj. Paraprakisht, kjo fazë tranzicioni ishte thënë se do të zgjaste gjatë shkurtit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimi i BQK-së nuk nënkupton ndalimin e dinarit, e as ndalimin e mbështetjes që Serbia jep për serbët e Kosovës përmes dinarit./ REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Postriba, 9 shtator 1946 – Kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri

Postriba, 9 shtator 1946 – Kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri

9 September, 2025
DOSJA/ Boris Johnson nën hetim për abuzim me fondet publike dhe lidhje të dyshimta biznesi

DOSJA/ Boris Johnson nën hetim për abuzim me fondet publike dhe lidhje të dyshimta biznesi

9 September, 2025

Viktima dhe shifra rekord të rasteve me Covid në Itali

9 September, 2025
Lufta ndaj karteleve, Sekretari amerikan i Mbrojtjes vesh uniformën ushtarake dhe zbarkon në Porto Riko

Lufta ndaj karteleve, Sekretari amerikan i Mbrojtjes vesh uniformën ushtarake dhe zbarkon në Porto Riko

9 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result