Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore do të mblidhet ditën e nesërme, datë që përkon me protestën e opozitës.
Ndërsa protesta pritet të nisë në orën 17:30, mbledhja e Komisionit do të zhvillohet në orën 15:00 dhe do të jetë një seancë dëgjimore me Organizatat e Diasporës që kanë fushë të përgjegjësisë së tyre çështjet zgjedhore.
Mbledhja e Komisionit do të zhvillohet online, me anë të mjeteve të komunikimit elektronik në platformën “Zoom”.
Kujtojmë se dhe mbledhja e shkuar u zhvillua online dhe ishte një seancë dëgjimore me Shoqërinë Civile.
Zhvendosja e mbledhjeve online është bërë për shkak të aksionit opozitar.