“Pëllumbi e martoi me zor dhe vajzën e madhe”. Kështu deklarojnë fqinjët e 50-vjeçarit që dyshohet se u vra nga vajza e tij, Hygerta Meta. Fqinjët e familjes Meta tregojnë se 50-vjeçari vite më parë kishte martuar me zor edhe vajzën e tij të madhe, në Derven të Krujës.
Sipas tyre, Meta ishte shumë autoritar dhe se nuk donte që askush në familje ta kundërshtonte. Siç duket këtë plan ka pasur edhe për vajzën e vogël, Hygertën, e cila ishte në vitin e parë studente për Ekonomik-Biznes në universitetin e Tiranës.
Ai kishte dashur që ta fejonte të bijën me një djalë nga fshati i tyre Shanavlash, që ishte emigrant në Itali. Por duket se nuk gjeti konsensus te e bija, e cila kundërshtoi. Madje ajo shkoi deri aty sa e vrau babain me pistoletën e tij pa leje, ndërsa më pas fshehu krimin dhe e varrosi trupin e tij në oborrin e banesës.