Kanë mjaftuar dy gabime në kampionat që e ardhmja e Stefano Piolit te Milani të vendoset në diskutim. Pa sukses prej 2007 në Europë, te Milani janë të bindur se pa një trofe të tillë këtë sezon trajneri nuk mund të qëndrojë më në stol dhe shpëtimi është Europa League.
Sipas të përditshmes italiane “Gazzetta Dello Sport”, e ardhmja e Piolit te Milani varet prej dy objektivave. E para ka të bëjë me trofeun e Europa League dhe sigurimin e vendit të dytë në Serie A, pasi gara për trofeun duket se është mbyllur nga Interi, me zikaltërit që janë vetëm 13 ndeshje larg yllit të dytë në fanellë.
Ngritja e një trofeu ndërkombëtar që ka munguar që nga viti 2007 do t’i lejonte Milanit ta bënte sezonin pozitiv, të shtonte tërheqjen dhe të rriste vlerën e markës. Fitorja, imazhi, vlera, këto kërkon Cardinale.
Sigurisht, lojtarët janë për t’u vlerësuar edhe loja ofensive dhe e këndshme për t’u treguar, por në fund vetëm një gjë ka rëndësi; fitimi i diçkaje që zbut pakënaqësinë për daljen nga grupet e Ligës së Kampionëve.