Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Prizren ka bërë kërkesë për vendosjen e shtatores së presidentit Ibrahim Rugova në Prizren.
Shefi i asamblistëve të LDK në Prizren, Haziz Hodaj, në një deklaratë për Telegrafin tha se përmes një kërkese i janë drejtuar kuvendit komunal të Prizrenit dhe kryetarit Shaqir Totaj për vendosjen e shtatores.
“Vendosja e shtatores së presidentit historik Ibrahim Rugova do t’i bënte nder Prizrenit”, tha ai.
Sipas tij, një kërkesë e tillë është mirëpritur nga kryetari Totaj, gjersa shprehur bindjen se edhe vendimi i kuvendit komunal lidhur me këtë do të jetë unanim.