Princesha e Uellsit, e cila ka qëndruar larg syrit të publikut që nga operacioni në janar, publikoi foton e parë për të falënderuar njerëzit për mbështetjen e tyre.
Kate Middleton shfaqet e rrethuar nga fëmijët në Ditën e Nënës.
“Faleminderit për urimet tuaja të mira dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë dy muajve të fundit. Duke i uruar të gjithëve ditën e nënës”, tha Princesha e Uellsit.
Kate është tërhequr nga detyrat mbretërore që pas planifikimit të operacionit në zonën abdominale, më 16 janar.