Edi Rama do të mbledhë sërish nesër asamblenë e Partisë Socialiste. Kësaj radhe takimi zhvendoset jashtë Tiranës në një prej resorteve luksozë në Gjirin e Lalzit.
Mësohet se fjala e kreut të PS do të jetë e hapur për mediat. Në fokus të kësaj asambleje janë kryesisht procesi i anëtarësimeve të reja në parti dhe zgjedhjet e brendshme.
Mbetet për t’u parë nëse do të ketë apo jo ndryshime në radhët e drejtuesve të qarqeve ose kabinetit qeveritar. Në 12 qershor ndërkohë PS ka njoftuar se do të mbledhë kongresin e partisë.