Tre vjet më parë, gjithçka ndryshoi për Victor Sharrah kur fytyrat demonike u shfaqën kudo dhe jeta e tij u shndërrua në një ‘film horror’. Victor Sharrah ishte 56 vjeç kur pa një burrë me pamje groteske dhe shqetësuese duke ecur në apartamentin e tij, i cili rezultoi të ishte shoku i dhomës.
Goja e shokut të dhomës ishte e gjerë, veshët ishin drejtuar për lart, sytë ishin të pjerrët dhe çdo tipar tjetër ishte i deformuar por kur doli nga shtëpia vuri re se çdo person që kalonte në rrugë dukej në të njëjtën mënyrë. Rezulton se Sharrah ka një gjendje të rrallë të quajtur prosopometamorphopsia (PMO), ose sindroma e fytyrës së demonit, e cila është regjistruar vetëm në 75 raste dhe shkakton që truri të shtrembërojë fytyrat e njerëzve.
Aftësia e tij për të parë fytyrat e shtrembëruara kur shikon një person dhe fytyrat normale në foto i lejoi Sharrah t’u jepte studiuesve mundësinë unike për të krijuar një imazh dydimensional të asaj që njerëzit me sindromën e fytyrës së demonit shohin çdo ditë.
PMO mund të zhvillohet nga një dëmtim në kokë, epilepsi, migrenë ose goditje ishemike kur furnizimi me gjak i trurit është i bllokuar, duke parandaluar që indet të marrin oksigjen dhe lëndë ushqyese, gjë që shkakton vdekjen e qelizave. PMO mund të zgjasë vetëm për disa ditë ose javë, por në disa raste, shtrembërimet e perceptuara mund të zgjasin me vite.