Ende asnjë bilanc humbjesh pas shembjes së urës në Baltimore! Shërbimi zjarrfikës: Ngjarje me viktima masive

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nuk është ende e mundur të konfirmohet numri i viktimave të aksidentit tragjik pas shembjes së urës së Baltimorës në SHBA. Kështu thotë zëdhënësi i Brigadës së Zjarrfikësve të Baltimores, Kevin Cartëright, i cili e cilësoi aksidentin si “ngjarje me viktima masive”.

Rreziku për ata që kanë rënë në lumë dhe kanë mbijetuar është ai i hipotermisë. Përvecc 20 punonjësve të urës, në ujë kanë përfunduar dhe dhjetëra makina. Ndërkohë, gjatë kërkimit për të zhdukurit, një njollë e madhe nafte u raportua në lumin Baltimore pas shembjes së urës.

Anija e mallrave Dali u largua nga porti i Baltimores rreth orës 1 të mëngjesit (koha lokale), me destinacion Colombo në Sri Lanka. Anija goditi një shtyllë të urës Francis Scott Key rreth 30 minuta më vonë, duke bërë që ajo të shembej në më pak se 20 sekonda. Gjatë kërkimit për të zhdukurit, një njollë e madhe nafte u raportua në lumin Baltimore pas shembjes së urës.

Share This Article