Një nga urat më të mëdha në Blatimore, SHBA është shembur mbi lumin Patapasco nga përplasja e një anieje me konteniere në një prej strukturave të saj mbajtëse. Përplasaja ndodhi rreth orës 1:30 të mëngjesit (05:30 me orën tonë), duke marrë me vete edhe njerëz e makina që po kalonin në urë.
Një opercion i madh shpëtimi është ndërmarrë teksa të paktën 20 persona deklarohen ende të humbur dhe vetëm 2 janë arritur të nxirren nga uji. Një prej të cilëve është në gjendje kritike për jetën, ndërkohë që nuk besohet se do ketë të mbijetuar të tjerë, me temperaturat e ulëta dhe kohën që kalon.
Disa puntorë ndërtimi ishin mbi urë në kohën kur ndodhi përplasja. Kryebashkiaku i qytetit ka deklaruar se kjo është një tragjedi e papërshkrueshme. Nga raportimet thuhet se ka disa makina nën ujë që pritet të nxirren, ndërsa përplasja thuhet se nuk ka qenë e qëllimtë, të paktën këtë zbulojnë të dhënat e deri tanishme. Anija mbante flamurin e Singaporit dhe drejtuesit e saj nuk janë dëmtuar rëndë.