Osmani uron Pashkët: Shpresë, mirësi e begati për mbarë kombin shqiptar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkëve.Osmani ka thënë se kjo festë personifikon dashurinë dhe sakrificën për njerëzimin.

“Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira, drejt një të ardhmeje me besim e shpresë, ndaj uroj që secila familje të rrethohet nga dashuria, paqja dhe gëzimi”, thuhet në urimin e presidentes.

Presidentja ka shtuar se festa e Pashkëve shpërfaqë dashurinë, tolerancën dhe zemërgjerësinë, të cilat populli ynë i kultivon në vazhdimësi.

“Le të na sjellin Pashkët shpresë, mirësi e begati për mbarë kombin shqiptar. Gëzuar për shumë mot Pashkët!”, thuhet në fund të urimit të saj.

Share This Article