Mançester United ka katër futbollistë në listën e 10 yjeve anembanë botës, vlera e të cilëve ka rënë më shumë.
“Djajtë e kuq” aktualisht janë në vend të gjashtë në renditjen e Premier League, ndërsa kanë pasur një sezon zhgënjyes nën drejtimin e Erik ten Hag.
Skuadra ka arritur në gjysmëfinalet e Fa Cup, por nëse nuk arrin të paktën në vend të pestë, humbet pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.
Dhe ndërsa të rinjtë Kobbie Mainoo, Alejandro Garnacho dhe Rasmus Hojlund kanë qenë në formë të shkëlqyer këtë vit futbollistik, ka pasur një numër yjesh në skuadrën e holandezit që kanë zhgënjyer.
Transfermarkt ka regjistruar vlerat e transfertave të lojtarëve nga futbolli botëror nga 1 Korriku 2023 deri aktualisht, raporton The Sun.
Vlera e sulmuesit të krahut Antoni ka pasur uljen më të madhe me 27 mln paund nga 51 të shpenzuara për të. Markus Rashford që firmosi kontratë pesë vjeçare, ka një rënie me 17 mln Paund të çmimit të kartonit
Të njëjtin zhvlerësim ka pasur edhe Mason Mount.I huazuari Xhedon Sanço ka përjetuar një rënie të vlerës së kartonit me 44%, ndërsa tani vlen 17 mln Paund.