Aurelio Dervishi, është 18-vjeçari i cili mbeti i vrarë një natë më parë në Shkozë, pas sherrit mes të rinjve. Ai është ndeshur në rrugë me agresorët dhe duke qenë se viktima ishte i fuqishëm fizikisht nuk e kanë mundur dot me grushta, por janë ‘detyruar’ ta godisnin me thikë në zemër për ta mundur atë.
4 të arrestuarit për këtë ngjarje të rëndë janë Fensis Shehu, 20 vjeç, dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç nga Farka.
Dyshohet se Aurelio humbi jetën pas një goditje me thikë të bërë nga 15-vjeçari. Thuhet se ‘molla e sherrit’ ka qenë një vajzë, identiteti i së cilës është ende i pazbuluar.
Dikur ajo ka qenë e lidhur me shokun e viktimës Aurelio Dervishi dhe më pas kishte nisur një marrëdhënie me një djalë tjetër. Mësohet se vajza ka qenë në të njëjtën makinë me 18-vjeçarin i cili mbeti viktimë. Sakaq policia po punon për zbulimin e plotë të ngjarjes.