Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka komentuar deklaratën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili reagoi publikisht për arrestimin e drejtorëve të Bashkisë me urdhër të SPAK. Bardhi tha se opozita tejkaloi përçarjen e brendshme dhe është e bashkuar, por sipas tij përçarja është edhe më e rëndë në PS. Ai tha se opozita ksihte konflikt se kush ishte zgjidhja më e mirë për PD, dhe jo për karrige, për të ndarë influenca apo për të vjedhur para.
Ai shtoi se fjala e sotme e Veliajt kishte dy mesazhe, një mesazh për drejtësisë, dhe një për Ramën. Sipas tij, mesazhi për drejtësinë ishte që drejtorët kanë bërë punë të mirë për Tiranën dhe ju nuk do të duhet t’i godisnit, por mesazhi kryesor, sipas Bardhit ishte për Ramën i cili e interprton në këtë mënyrë: “pse unë do të duhet të mbaj përgjegjësi për vartësit e mi, drejtorët, s’kam pasur dijeni njëlloj si ty që nuk ke dijeni se çfarë ka bërë përgjegjësi jot.”
Pjesë nga fjala e Bardhit:
Para se të hynim në këtë takim po dëgjonim bashkëpunëtorin e 5 drejtorëve, kryetarin e Bashkisë Tiranë që nxori në sipërfaqe atë që në Tiranë ka kohë që përflitet. Ne e tejkaluam përçarjen e brendshme dhe jemi të bashkuar. Por përçarja është edhe më e rëndë në PS, ne kishim konflikt se kush ishte zgjidhja më e mirë për PD, nuk kishim konflikt për karrige, për të ndarë influenca apo për të vjedhur para.
Ndërsa këta kanë nisur një luftë të brendshme se kush është më shumë hajdut, se kush do të duhet të shkojë më parë në burg apo se kush merr tjetrin tek qelia, ngjitur atyre që kanë shkuar të parët. Fjala e sotme e Veliajt kishte dy mesazhe, një mesazh për drejtësisë, dhe një për Ramën.
Mesazhi për drejtësinë ishte që drejtorët e mi kanë bërë punë të mirë për Tiranën dhe ju nuk do të duhet t’i godisnit, por mesazhi kryesor në fakt e kishte për Ramën “pse unë do të duhet të mbaj përgjegjësi për vartësit e mi, drejtorët, s’kam pasur dijeni njëlloj si ty që nuk ke dijeni se çfarë ka bërë përgjegjësi jot. Dhe nëse unë mbaj përgjegjësi për drejtorët e mi, ishte mesazhi drejtuar kryeministrit, ti do të mbash përgjegjësi për zëvendësin tënd. Këto kode mafioze ndodhin në një qeveri që ne të gjithë e kemi parë në 11 vite është sjellë si organizatë mafioze.