Çikago: Video shock policia vret 26-vjeçarin afroamerikanin! 96 të shtëna në 42 sekonda (Video)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një video e re tronditëse vjen nga SHBA e cila tregon dhunën e policisë së Çikagos, ku këta të fundit kanë qenë sërish në vorbullën e polemikave.

Gjatë një kontrolli në rrugë, oficerët me rroba civile vranë një afrikano-amerikan 26-vjeçar, Dexter Reed , duke qëlluar 96 të shtëna në 42 sekonda. Pamjet, të marra nga kamera që ishte vendosur në trupin e një oficeri policie ishin regjistruar më 21 mars, por që u bënë publike vetëm tani, tregojnë të gjithë sekuencën e ngjarjeve.

Dexter Reed u ndalua, sepse po udhëtonte pa rrip sigurimi. Sipas versionit zyrtar policia hapi zjarr, pasi 26-vjeçari nuk pranoi të dilte nga automjeti dhe qëlloi i pari duke plagosur një efektiv.

Videot e ngarkuara në internet nga policia e Çikagos tregojnë këndvështrime të ndryshme, duke përfshirë atë të oficerëve që qëlluan. Megjithatë, nuk ka imazhe të qarta të viktimës  që është duke hapur zjarr. Më pas në sediljen e pasagjerit të makinës së Reed është gjetur një armë zjarri.

Share This Article