Parlamenti britanik voton marrëveshjen e Johnsonit për Brexit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetët britanikë dhanë mbështetjen e parë për marrëveshjen e kryeministrit, Boris Johnson, për Brexit, që i hap rrugën një daljeje të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian më 31 janar.

Dhoma e Komuneve, ku lideri konservator disponon një shumicë të gjerë që prej zgjedhjes më 12 dhjetor, miratoi ligjin për aplikimin e marrëveshjes së divorcit të negociuar me Brukselin, me 358 vota pro dhe 234 kundër në seancën e dytë.

Procesi legjislativ do të vazhdojë pas festave, ndërkohë që qeveria pret për një miratim final më 9 janar.

Pas pranimit të mbretëreshës do të mbetet vetëm që Parlamenti Evropian ta ratifikojë./ATSH/ 

Share This Article