Kloppi e do Kupën e Botës për Klube: Do të ishte sikur zbarkimi në hënë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se triumfi në Kupën e Botës për Klube do të ishte sikur zbarkimi në hënë, përderisa Liverpooli po tenton ta fitojë këtë trofe për herë të parë në histori të vet.

Fituesi i Ligës së Kampionëve, Liverpooli, do ta takojë sot në orën 18:30 fituesin e Copa Libertadores dhe gjigantin brazilian Flamengon në finalen e Kupës së Botës për Klube, në Doha të Katarit.

Njëri ndër klubet më të trofeshme në histori të futbollit, me 18 tituj të ligës dhe gjashtë tituj të Kupës Evropiane/Ligës së Kampionëve, Liverpooli s’e ka fituar asnjëherë në histori të vet trofeun e Kupës së Botës për Klube.

Liverpooli e kishte humbur International Cup – ku fituesi i Ligës së kampionëve përballej me fituesin e Copa Libertadores – në vitin 1981 kundër Flamengos dhe në vitin 1984 kundër Independientes, para se ky turne të shndërrohej në Kupën e Botës për Klube në vitin 2005, kur Liverpooli humbi kundër Sao Paulos.

“Nuk e di se si duhet t’i qasemi diçkaje që s’e kemi arritur kurrë në histori – është sikur zbarkimi në hënë”, tha Kloppi në konferencën për shtyp para finales së madhe.

“Ky trofe ka më shumë rëndësi për tifozët në Amerikën e Jugut, por për lojtarët? Jo. A A pati më shumë rëndësi për Tottenhamin në finale të Ligës së Kampionëve? Më shumë rëndësi për Chelsean në Superkupën e Evropës?”

“Kur ne luajmë futboll, e dëshmojmë çdo herë që e vetmja gjë që e duam është të fitojmë. A është epërsi që i gjithë vendi apo kontinenti dëshiron që Flamengo të fitojë? Nuk e di. Meksika e dëshironte më shumë sesa njerëzit në Anglia, por ne ia mposhtëm skuadrën”. 

Share This Article